“Dumani duhet ta kishte arrestuar me kohë Agaçin” – Ilir Meta nga Shkodra: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK!  Te McGonigal do shkojnë edhe ata që bashkëpunuan

Apr 23, 2024 | 18:17
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga Shkodra ka deklaruar se përpara Konventës që do të mbahet më 27 prill nuk pret asnjë befasi nga askush, përfshirë edhe SPAK-un.

meta

Meta tha se nuk i druhet arrestimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndërsa vijoi akuzat ndaj drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.

“Nuk bëj asnjë lloj presioni ndaj askujt. Unë kam mësuar të them të vërtetën, aq më tepër ti druhen arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik të Engjëll Agaçi që duhej ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve, të Edi Ramës që duhet ta kishte arrestuar prej kohësh, dhe një prokuror që  kërcënoi Arben Ahmetajn kur tha disa të vërteta në mënyrë që të mbyllte gojën, në vend që t’i ofronte marrëveshje bashkëpunimi dhe lehtësira për të treguar të gjitha shkeljet ligjore dhe korrupsionin e bërë nga shefi i tij. Aq më tepër të druhet Ilir Meta nga një prokuror që i merret goja. Mos!”, tha Meta.

Nga Shkodra Meta pati dhe një mesazh për ndërkombëtarët, të cilët sipas tij i janë kundërvënë pas akuzve ndaj SPAK.

Tani më thoni për ndërkombëtarët.  Pse Mc Gonigal nuk ishte ndërkombëtar?! Ca ishte McGonigal? Nga Skrapari ishte. Ndërkombëtar ishte dhe i rëndësishëm shumë. Me ata të SPAK rrinte tërë ditën ai, hartonin plane bashkë. Atje do të shkojnë dhe ata që ishin me McGonigal .Ne jemi me të gjithë ndërkombëtarët me integritet”, tha kreu i PL.

Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Meta tha se është gati të bëjë koalicion me Sali Berishën, ndonëse ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe që prej dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura