“Duket si një cirk lëvizës”- Pollo reagon pas vizitave të Ramës në Greqi dhe Turqi: Ndërton arritje imagjinare diplomatike, njësoj si projektet 3D

Sep 16, 2020 | 18:08
SHPËRNDAJE

 

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Greqi, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, thotë se kryeministri të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike, njësoj si projektet imagjinare 3D.

1200px-Genc_Pollo-700x465

Ai e konsideron kryeministrin si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë.

Reagimi i plotë i Pollos:

Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit  me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.

I pandashëm nga  propaganda e gënjeshtra, Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.

Varfëria, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per përballimin e pandemisë janë e vërteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet  diplomatike te Edi Ramës!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura