“Duartrokitje për ata që luftojnë kundër COVID-19”, Delegacioni Europian në Shqipëri thirrje qytetarëve: Në orën 20:00, bashkohuni me ne

Mar 30, 2020 | 13:11
SHPËRNDAJE

Delegacioni Europian në Shqoipëri nëpërmjet një shënimi në tëitter i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në orën 20:00 të dalin në ballkone dhe të duartrokasin për të gjithë ata që sot janë në vijën e parë të luftës me COVID-19.

mjeket e sheruar

Duartrokitja e mbnrëmjes së sotme do të shkojë për mjekët, studieuesit, zjarrëfikësit, policët dhe të gjithë ata që janë duke luftuar me COVID-19.

Ne duartrokasim me gjithë zemër duart tona sonte për profesionistët e kujdesit shëndetësor, studiuesit, zjarrfikëset, policët dhe të gjithë ata që janë atje duke luftuar kundër Covid19. Bashkohuni me ne duke duartrokitur sonte në 20:00 dhe duke ndarë emoji në komentet më poshtë”, shkruan BE, në Shqipëri.

eu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura