VIDEO- “Dua ndihmën tuaj, pasi askush…”/ Qytetari ndalon në rrugë Prokurorin e Përgjithshëm! Ja çfarë i kërkon

May 17, 2021 | 12:23
SHPËRNDAJE

Para takimit me drejtues të Prokurorisë në Fier, Kreu i akuzës Olsian Çela është përballur edhe me disa qytetarë, të cilët i kanë shprehur hallet e tyre. 

Në video, dëgjohet që personi i kërkon ndihmë Kryeprokurorit, pasi problemi i tij nuk ka marrë zgjedhje. Nga ana e tij, Çela ka garantuar se do kontaktojë me vetë drejtuesen e kësaj prokurorie për ti zgjidhur ceshtjen.

Ndërsa me heret edhe një grua i ka shprehur shqetësimin e saj.

Qytetari: E kanë neglizhuar këtë çështje. Deri më sot kam bërë kërkesë për të bërë takim me prokurorin dhe askush nuk më ka thirrur. Kërkoj ndihmën tuaj”, iu drejtua qytetari Kryeprokurorit Çela.

Olsian Çela: Do t’i kërkoj drejtueses së Prokurorisë që të marri një takim nga ana juaj”

Qytetari: Ok, falemindrit. Kërkoj ndihmën tuaj.

HETIM PER KRIMET ZGJEDHORE

Hetimet për krimet zgjedhore kanë qenë në vëmendje të një takimi që Kryeprokurori Olsian Çela ka pasur në Prokurorinë Gjyqësore në Fier. Në përfundim të takimit, Çela tha se ka pasur një numër të konsideruar të çështjeve që janë hetuar, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë rezultate që do të bëhen të ditura edhe për publikun.

“Qëllimi i vizitës lidhet me  situatën e hetimit të krimeve zgjedhore nga ana e Prokurorisë gjyqësore Fier. Janë disa takime që po bëhen në disa nga prokuroritë kryesore të vendit në lidhje me krimet zgjedhore. Është e rëndësishme që nga Prokuroritë të tregohet kujdes maksimal për hetimin e plotë dhe të shpejtë si dhe për të treguar transparencë ndaj publikut dhe mediat.

Ka pasur një numër të konsiderueshëm të çështjeve që janë hetuar dhe është marrë një vendim. Prokuroria e Fierit është duke vlerësuar maksimalisht dhe bashkëpunimi që kanë me agjencitë e tjera. Shumë shpejt do të kemi rezultate dhe që do ti bëhen të ditura edhe publikut”, tha Çela.

Ai rendit edhe një arsye tjetër për të cilën zhvilloi takime në Fier: “Arsye e dytë ka të bëjë me hetimet pasurore dhe me funksionimin e një seksioni të posaçëm që prokuroria e rrethit gjyqësor fier ka sa i përket pastrimit të produktit të veprës penale dhe evazionit fiskal. Ka rëndësi për rritjen e efikasitetit në drejtim qoftë të hetimeve për pastrimin e parave por edhe në raport me zbatimin e ligjit antimafia”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura