Dua Lipa shfaqet me një stil të veçantë në rrjetet sociale ndërkohë që po shijon disa ditë pushimi nga turneu i saj

Apr 30, 2022 | 23:55
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Ajo aktualisht është në mes të turneut të saj të shumëpritur Future Nostalgia.

Dua Lipa ka postuar së fundmi disa foto duke pozuar e veshur me një fustan të hollë të tejdukshëm dhe të brendshme të zeza ndërsa ka shijuar një ditë pushimi pas performancës së saj në Liverpool të premten.

Superylli botëror tregoi dashurinë e saj për të eksperimentuar me pamje të reja teksa kombinoi veshjen e saj dhe me një corape leshi të gjata dhe një palë taka ngjyrë bezhë.

26- vjeçarja dukej mahnitëse me flokët e saj të gjatë brune, ndërsa kishte vendosur dhe një kapele leshi të cilat vinin në formën e veshëve të një maceje.

Ajo theksoi tiparet e saj të mrekullueshme me një grim të lehtë teksa mbante në dorë një çantë lëkure ngjyrë të zezë.

Turneu – i cili është në mbështetje të albumit të saj të dytë në studio Future Nostalgia – u shty disa herë për shkak të pandemisë Covid-19, por më në fund filloi në Florida në janar.

Future Nostalgia fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal pop vitin e kaluar dhe kënga e saj kryesore Don’t Start Noë arriti sukses kritik, duke përfshirë nominimet e Grammy për Rekordin e Vitit, Këngën e Vitit dhe Performancën më të Mirë Solo Pop.

Turneu është vendosur të përfundojë në nëntor në Perth, Australi dhe po prodhohet nga Ceremony London, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura