“Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë të PS”, Rama: Na duhet për ta vënë përfundimisht Shqipërinë në…

Feb 29, 2020 | 13:27
SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Edi Rama nga podiumi në Kongresin e PS-së e ka nisur fjalën me një kërkesë: Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë.rama

Sipas të parit të qeverisë dhe kreut të PS-së, synimi është “ta mbyllim këtë mandat me një bilanc kuptimplotë por edhe me reforma për mandatin e tretë”.

 

 

“Me dy mandatet që kemi marrë, më 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma shtetbërëse se sa janë bërë ndonjëherë. Nëse mandati i parë ishte për të hapur themelet, i dyti është për të shtrirë kantiere, mandati i treti na duhet për ta vënë përfundimisht Shqipërinë në një nivel tjetër si shtet dhe ekonomi”- tha Rama.

Sipas tij, fakti është se “kjo parti është shpirti patriotik i politikës shqiptare dhe fytyra evropiane e vendit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura