“Drejtuesit të zëvendësohen, por në mënyrën e duhur”/ Deputeti Luan Baçi reagon pas dorëheqjes nga drejtimi i PD-së në Fier

Oct 20, 2021 | 20:14
SHPËRNDAJE

baci

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka reaguar për largimin e tij nga kreu i degës së partisë në Fier dhe zëvendësimin nga Agron Kapllanaj.

Demokrati mblodhi kryesinë e PD-së në Fier dhe u shpreh se nuk ka një vendim zyrtar për shkarkimin e tij.

“Jam i mendimit që duhet të qarkullojnë drejtuesit, por të bëhet në mënyrën e duhur. Qëllimi është që PD të jetë e bashkuar. Nuk bëhet fjalë për emra të përveçëm, por për Partine Demokratike.”- deklaroi Luan Baçi.

PD më herët ka sqaruar se Luan Baçi nuk është shkarkuar por ai ka dhënë dorëheqjen si kryetar i kësa force politike në degën e Fierit.

Kjo ka ardhur si pasojë e procesit të kandidimit për zgjedhjet e 25 prillit. Deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja në PD, me vendim të kryedemokratit Basha, kryetar i emëruar i degës së PD Fier do të jetë Agron Kapllanaj.

luanbaci agronkapllanaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura