Drejtuesit e lartë të FBI në Tiranë, takim me Tahirin për Byronë Kombëtare të Hetimit

Apr 1, 2015 | 15:23
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri u takua sot me Zv.Ndihmës Drejtorin J. Chris Warrener dhe Zv.Ndihmës Drejtorin Brian McCauley të FBI, me të cilët mësohet se ka diskutuar lidhur me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit.

Ministri Tahiri është takuar sot me Zv.Ndihmës Drejtorin J. Chris Warrener dhe Zv.Ndihmës Drejtorin Brian McCauley të FBI

MPB bën me dije se që nga dita e sotme ka nisur puna konkrete e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit me ekspertët e FBI për ngritjen e plotë dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Qeveria pret që BKH të shënojë një standart të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. 

Drejtuesit e FBI theksuan mbështetjen për punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në angazhimin kundër çdo lloj paligjshmërie dhe forcimit të shtetit të së drejtës në vend, thuhet në njoftimin për shtyp të MPB-së.

Takimi i sotëm vjen pas vizitës të Ministrit Tahiri në SHBA dhe takimeve që zhvilloi me Zv.Drejtorin e FBI, Mark Guliano. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura