Drejtuesi i dehur humb kontrollin mbi mjet dhe bie në kanal, nxirret nga banorët e zonës dhe transportohet në spital

Apr 22, 2024 | 22:14
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur “ Ura e Baltëzës “ në Fier.

aksident

Një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij duke përfunduar në ujë.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “ Benz” kishte përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytur në ujërat e tij në gjendje të dehur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, dhe shërbimi zjarrfikës , por drejtuesi i mjetit ishte nxjerrë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura