Drejtori i CIA-s paralajmëron: Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të vitit nëse…

Apr 19, 2024 | 17:41
SHPËRNDAJE

Drejtori i CIA-s, William Burns, ka paralajmëruar se Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të këtij viti, nëse nuk miratohet ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

burns

Drejtori i CIA-s e dha këtë paralajmërim për Kongresit, ligjvënësit e të cilët ende po hezitojnë ta miratojnë ndihmën për Ukrainën.

“Me nxitjen që do të vinte nga ndihma ushtarake, praktikisht dhe psikologjikisht, ukrainasit janë plotësisht të aftë të mbajnë veten deri në vitin 2024 dhe të prishin pikëpamjen arrogante të Putinit se koha është në anën e tij”, ka thënë Burns, shkruan “Politico”.

Por nëse ndihma nuk kalon në Kongres, Burns ka thënë se do të ishte e tmerrshme.

“Ekziston rrezik shumë real që ukrainasit mund të humbasin në fushën e betejës deri në fund të vitit 2024, ose të paktën ta vendosin Putinin në një pozicion ku në thelb mund të diktojë kushtet e një zgjidhjeje politike”, ka shtuar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura