Drejtoresha e Arsimit të Vlorës nxjerr nxënësit për fushatë në mbështetje të kandidatit të PS-së, Dritan Leli

May 6, 2015 | 9:28
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Arsimit të Vlorës Albana Hodaj, ka nxjerrë dje nxënës të shkollave në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Vlorës, Dritan Lelit.

Postimi ne FB

Në disa foto që ajo ka postuar në profilin e saj në Facebook, duken nxënësit që kanë rrethuar kandidatin e shumicës për bashkinë e Vlorës. Aktiviteti është bërë dje me rastin e Ditës së Dëshmorëve.

“Në ditën e Dëshmorëve, përfituam nga rasti t’i kërkojmë kryetarit të ardhshëm të Bashkisë Vlorë, palestra, këndë sportive dhe shkolla të rikonstruktuara për fëmijët e mrekullueshëm që kemi! Nderim gjakut të të rënëve për Atdhe!”, shkruan ajo, duke shoqëruar fotot që ka publikuar në Facebook

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura