Djali 15-vjeçar i Tom Doshit ndalohet me Audi Q7, policia nuk i ruan identitetin minorenit

Mar 20, 2015 | 7:08
SHPËRNDAJE

Procedim në gjendje të lirë për djalin 15-vjeçar te deputetit te perjashtuar nga PS-ja, Tom Doshi. Sipas të dhënave të para të policisë, bëhet e ditur se ai është kapur duke drejtuar një automjet tip fuoristradë Audi Q7 pa patentë.

Djali i deputetit Tom Doshi, James Doshi, në drejtim të një automjeti, duke tymosur puro. Fotografi e marrë në Facebook-un e 15-vjeçarit

Djali i deputetit të Shkodrës, James Doshi, është vetëm 15-vjec e për pasojë ligji nuk ia lejon pajisjen me patentë, ndërkohë që ai ka dalë rrugëve të kryeqytetit duke drejtuar makinën.

Policia saktëson se ai është ndaluar te ‘Ura e Tabakëve’ në kryeqytet, në timonin e një audi Q7 me  targë TR3394T.  Ndalimi i tij eshte bere nga efektive te rrugores, nderkohe qe procedimi ne gjendje te lire, sipas policise, behet per shkak te moshes se adoleshentit. 

Policia ne menyre te pazakonte ka bere njoftimin me emer dhe mbiemer te djalit te Doshit, nderkohe qe ai eshte minoren dhe i duhet ruajtur identiteti. 

Në lidhje me ngjarjen u pyet pronari i mjetit Orges Vladi, në prezencë të avokatit mbrojtës Petrit Ismaili dhe psikologes Florie Ngjeci, shpjegoi se nuk ishte i pajisur me lejedrejtimi mjeti të kategorisë A. Burime jo zyrtare i thanë “Panorama Online” se Orges Vladi është një person i afërt me familjen Doshi.

Njoftimi i policise per ndalimin 

Më datën 19.03.2015, në orën 10.00 nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur ndaj shtetasit James Doshi, i biri i Tom dhe i Xhovana, i datëlindjes 20.02.2000, lindur në South Wooville Australi dhe banues në rrugën “Qemal Stafa”, banesë private pas Konadit, Tiranë, kombësia shqiptare, shtetësia shqiptare dhe australiane, i padënuar më parë, beqar, me arsim 9-vjecar, pasi në vendin e quajtur Rruga e Elbasanit, Ura e Lanës, më 19. 03.2015, në orën 08.00 është kapur në flagrancë nga shërbimet e komisariatit nr/1, me mjetin e markës Audi Q7, me targa TR 3394T, me ngjyrë gru, i papajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Në lidhje me ngjarjen u pyet drejtuesi i mjetit Orges Vladi, në prezencë të avokatit mbrojtës Petrit Ismaili dhe psikologes Florie Ngjeci, shpjegoi se nuk ishte i pajisur me lejedrejtimi mjeti të kategorisë A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura