Dosja/ Zbulohet e shkuara kriminale e Aldi Ramës, kreu marrëdhënie seksuale me të dashurën para dy shokëve të tij, i dha hashash dhe e dhunoi derisa…

Sep 28, 2021 | 23:25
SHPËRNDAJE

21-vjeçari Aldi Rama, i cili vrau sot me armë zjarri në krye të detyrës policin Saimir Hoxha dhe më pas plagosi veten, ka qenë një person me të shkuar kriminale.

Në emisionin “Opinion” është zbuluar një vendim i Gjykatës Lezhë e vitit 2018, ku Aldi Rama akuzohet se ka dhunuar të dashurën dhe e detyroi të konsumonte hashash.

Në vendim thuhet se Aldi Rama i kishte marrë telefonin të dashurës së tij dhe për t’ia kthyer ai kishte lënë një takim në një parking ku i mori të dashurës së tij 50 euro.

Megjithëse mori paratë, ai jo vetëm nuk ia ktheu telefonin, por e qëlloi të dashurën me shpulla. Ai e mori me force në një taksi dhe së bashku me dy shokë shkuan në një banesë të braktisur në Balldren të Lezhës ku kanë kryer marrëdhënie seksuale. Po ashtu raportohet se ai e ka dhunuar të dashurën me grushte e shpulla, derisa ndërhynë shokët e tij.

 “Ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro por Aldi Rama nuk i a ka kthyer telefonin. Rama e ka gjuajtur me shpulla ka marrë një taksi dhe taksisti dhe dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të banuar në Lezhë ku në një dhomë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë. Kanë pirë hashash dhe i pandehuri e ka qëlluar më grushte dhe shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij më tej e dëmtuara ka deklaruar se e ka nxitur dhe detyruar që të konsumoj hashash dhe e ka kërcënuar se do i publikonte fotot e saj që ndodheshin në telefon në rrjetet sociale”,-thuhet në dokumentin e gjykatës për ngjarjen e ndodhur më 28 korrik të vitit 2018.

aldi rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura