Dosja Gërdeci/ Fatmir Mediu kërkon ekspertim për shpërthimin: Nuk është përcaktuar shkaku

Apr 24, 2024 | 13:59
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka kërkuar nga Gjykata që të bëhet eskpertimi për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në Gërdec.

fatmir mediu1

Pas seanës së sotme, Fatmir Mediu u shpreh se ka ekspertë ushtarakë që mund të bëjnë vlerësimin, ndërsa sipas tij, gjykata duhet të përcaktojë nëse do të jenë shqiptarë apo të huaj.

“Kam kërkuar që të vlerësohet pjesa ligjore formale sa i përket aktit që është kryer. Pastaj edhe në brendësi të aktit për të caktuar shkakun se çfarë ka ndodhur. Mendoj se kjo do të ishte në interesin e medias dhe të opinionit publik.

A është historia e asaj karrocës së dorës që u saldua, e cila ka hyrë 30 min para në objekt sipas rojës, në një kohë kur vetë ekspertë amerikanë thonë se pas dy minutash nuk ka asnjë lloj nxehtësie për djegur barutin. Për më tepër që djali i të ndjerit Deliu në këtë proces gjyqësor ka deklaruar se i ati nuk ka salduar atë ditë etj. Nuk mundet që një të vërtetë ta ndërtojmë mbi hipoteza. Akt-ekspertimi tregon qartësisht se çfarë ka ndodhur.

Të bëhet aktekspertim për hamendësimet e bëra. Duhet të përcaktohet shkaku i shpërthimit. Ka ekspertë ushtarakë, si të dojë gjykatë shqiptarë ose të huaj. Nëse na kërkojnë mendim, do të sjellim emra të ekspertëve”, tha Fatmir Mediu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura