Dosja “Gërdeci”, avokati i Fatmir Mediut: SHBA dhanë dy mundësi, dëshmitaret të pyeten nga FBI ose me video-konferencë! I gjithë procesi duhet të ishte mbyllur në një seancë

Apr 24, 2024 | 14:11
SHPËRNDAJE

Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha tha se autoritetet amerikane i kishin dhënë dy mundësi për marrjen ne pyetje të 5 dëshmitarëve amerikane, ose të merren nge pyetje nga FBI ose me video konferencë.

mediu avokati

Pas përfundimit të seancës për Gërdecin, avokati Visha u shpreh se I gjithë procesi duhet të ishte mbyllur në një seancë.

Visha theksoi se dëshmitarët amerikanë do të ishte mirë që të vijnë në Shqipëri. Ai shtoi se akt ekspertimi i amerikanëve ka shumë të meta dhe paqartësi.

Pyetje: A është shteruese për procesin që 5 dëshmitarët amerikane të pyeten nga FBI?

Avokati: Do ishte mirë të ishin prezent këtu. Në pamundësi për të realizuar prezencën e tyre në Shqipëri, autoritetet amerikane kanë ofruar dy mundësi. 1-mundësinë e pyetjes me videokonferencë, apo mundësinë e pyetjes nga autoritetet amerikane që mund ta realizojnë agjentet e FBI. Ne kemi këmbëngulur në pyetje me videokonferencë.

I gjithë procesi duhet të ishte mbyllur në një seancë. Gjykata ka vendosur që mbi parashkrimit të shprehet ne fund të procesit. Ok, doni të gjeni të vërtetën? E vërtetat determinohet se cfarë ndodhi në Gerdec. Për ne nuk është një aksident Gerdeci, por është një akt i qëllimtë. Për ne do të duhet të ketë një hetim të plotë. Ne na intereson e vërteta. Akti i ekspertimit ka në thelb një përmbajtje të pa konkretizuar. Ne kërkojmë që të realizohet një përballje jona me ekspertët për të bërë pyetjet e tyre ne lidhje me detajet që ata kanë mundur të mbikëqyrur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura