Doni të mbeteni shtatzënë? Këto janë gjashtë arsyet pse kjo nuk mund të ndodhë

Dec 30, 2020 | 15:45
SHPËRNDAJE

Faktorët kryesorë që zvogëlojnë shanset për të pasur fëmijë janë të njohur: lindja dhe ushqyerja me gji, përdorimi i pilulave të kontrollit të lindjes, pirja e duhanit.

Sidoqoftë, shumë shpesh edhe mungesa e këtyre arsyeve nuk garanton që do të mbeteni shtatzënë.

“Bright Side” tregon se cilat janë shkaqet që fshihen pas kësaj:

  1. Konsumoni shumë yndyra të pashëndetshme.

pamundesia per te mbetur shtatzene (3)

Yndyrat e pashëndetshme që gjenden tek picat, patatet, apo tek çdo ushqim tjetër i skuqur mund të ndikojë negativisht në mundësinë për të mbetur shtatzënë. Në vend të tyre është më mirë të hani ushqime të lehta si banane, bukë thekre, bajame ose kos me manaferra.

  1. Jeni duke bërë më shumë seç duhet stërvitje.

pamundesia per te mbetur shtatzene (1)

Ushtrimet mund të përmirësojnë aftësinë tuaj për të mbetur shtatzënë deri  në një farë mase, por është e rëndësishme të mos e teproni. Kjo sepse stërvitja e tepërt mund të ndikojë në ekuilibrin tuaj të energjisë, duke ulur shanset për të një shtatzëni. Moderimi është çelësi për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

  1. Indeksi i masës trupore është i ulët.

pamundesia per te mbetur shtatzene (5)

Pasja e një BMI (Indeksi i masës trupore) më të ulët se normalja mund të rrisë mosfunksionimin e vezoreve, infertilitetit dhe lindjes së parakohshme. Çrregullimet e të ngrënit mund të shoqërohen me një BMI më të ulët dhe nganjëherë mund të ndikojë negativisht në menstruacione. Nëse ndiheni të paaftë për të mbajtur nën kontroll të ushqyerit tuaj, mund të përdorni aplikacione të specializuara që do të gjurmojnë kaloritë dhe peshën tuaj, si dhe simptoma të tjera të lidhura me shëndetin.

  1. Partneri juaj është i stresuar.

pamundesia per te mbetur shtatzene (2)

Studimet tregojnë se një burrë ndikohet ndjeshëm nga faktorët stresues të jetës, përfshirë punën, familjen dhe jetën shoqërore. Të qenit i paaftë për të përballuar këto probleme ka ndikimin të madh negativ.

  1. Ju përdorni lubrifikant të gabuar.

pamundesia per te mbetur shtatzene (4)

Për të rritur shanset për një shtatzëni, zgjidhni me kujdes llojin e duhur të lubrifikantit për ju. Lajmi i mirë: ka lubrifikantë që mund të jenë të dobishëm për pjellorinë mashkullore. Disa kanë nivelin e duhur të pehazhit (7.2-8.0). Të tjerët përmbajnë jone magnezi dhe kalcium që imitojnë lëngjet natyrore të vetë trupit. Është provuar gjithashtu se vaji i bebeve mund të funksionojë.

  1. Nuk mund ta llogarisni saktë nëse keni mbetur apo jo shtatzënë bazuar tek periodat.

pamundesia per te mbetur shtatzene (6)

Ndonjëherë është e vështirë të bësh parashikime të sakta, veçanërisht nëse periodat tuaja janë të parregullta. Sidoqoftë, teknologjia mund t’ju ndihmojë. Ka aplikacione si “Flo Period Tracker” (falas për iOS dhe Android ) që bëjnë parashikime të sakta të ciklit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura