Dokumenti në hetuesi, biseda e Maks Velos me Fadil Paçramin për xhaminë e Tiranës: Mos e shkatërroni!

May 23, 2020 | 20:00
SHPËRNDAJE

Në të dyja regjimet, Maks Velo ka qenë kundër shembjes së trashëgimisë kulturore.pjimage (2)

Nuk kishte rëndësi nëse ishte para një hetuesi të komunizmit apo në një shesh fjale të lirë: Ai do të thoshte “Jo”! Edhe atëherë kur bëhej fjalë për objekte kulti të besimit mysliman. Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument, ku dëshmohet pikërisht për qëndrimin e arkitektit, piktorit dhe shkrimtarit Maks Velo përballë trashëgimisë kulturore.

“Pjesa e mëposhtme është marrë nga hetuesia ndaj Maks Velos, zhvilluar nga hetuesi Dhimitër Shkodrani. Flitet për mundësinë e prishjes së një objekti monument kulture. Për të kuptuar më mirë ngjarjen, shtoj se Fadil Paçrami ka qenë sekretar i Komitetit të PPSH-së së Tiranës në vitet 1966-1973”, shkruan Dervishi.

maks velo

Në dokumentin në fjalë flitet për një bisedë mes arkitektit Velo dhe Fadil Pçramit mbi shembjen e Xhamisë së Et’hem Beut, në qendër të Tiranës, si dhe për prerjen e pishave të hotel “Dajtit”. Në të dyja rastet Maksi kishte refuzuar, qëndrim të cilin e mbajti edhe para hetuesisë.

Dokumenti

Hetuesia e datës 1.12.1978

Pyetje: Na tregoni i pandehur nëse e keni njohur Fadil Paçramin dhe Todi Lubonjën?

Përgjigje: Unë, Fadil Paçramin e kam njohur kur ishte sekretar i Komitetit të Partisë të qytetit. Ai vinte vazhdimisht në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve. Më kujtohet se në një rast kur isha në klub dhe ai ishte me Bardhyl Kosovën, më ka thirrur Fadili dhe më ka pyetur se çfarë mendimi ke ti Maksi lidhur me prishjen e xhamisë së Et’hem beut në sheshin “Skënderbeg”, se ti Maks nuk ke qejf që ta prishin. Në fakt, unë kisha shkrojtur një artikull që të mos prishej sahati dhe xhamia.

I thashë Fadilit se unë nuk jam dakord që të prishet, ai është monument me vlerë arkitektonike dhe duhet ruajtur. Sipas Fadilit, xhamia duhej prishur.

doc

Fadili më ka pyetur gjithashtu për pishat përpara hotel “Dajtit” a t’i prisnin apo jo. I thashë se ato janë pemë me kurorë dhe me volume monumentale dhe tani marrin pjesë në të gjithë ansamblin e hotelit. Unë kisha parë një fotografi sapo hoteli ishte ndërtuar dhe pishat ishin të vogla dhe dukeshe si i zhveshur.

Por, gjithashtu, Fadili më ka pyetur mua për pishat që janë te taksitë e t’i prinim apo jo. I thashë që kisha mendimin që të mos i prisnim se janë të bukura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura