Dokumenti /Garancia për pagat, qeveria do përvetësojë aksionet e bizneseve nëse…

Apr 9, 2020 | 15:50
SHPËRNDAJE

Marrvshja bankatQeveria, pas dy vitesh, mund të zotërojë një shumicë të madhe biznesesh në Shqipëri, sikundër mund të bëhet tregtarja më e madhe e aksioneve në vend.

Në strategjinë e saj për të dalë nga kriza, që, sipas të gjitha shoqatave të biznesit, nuk është konsultuar me sipërmarrjen, qeveria ka vendosur të ndihmojë sipërmarrjen e madhe për të paguar pagat e punonjësve. Qeveria ka vendosur një fond garancie për bankat e nivelit të dytë, ku biznesi mund të marrë kredi për të paguar punonjësit.

Një strategji kjo, që parashikon ditë jo të arta për sipërmarrjen. Qeveria, e cila thotë merr para borxh për të paguar punonjësit, në një kohë kur e gjithë bota flet për një krizë të paparë dhe afatgjatë ekonomie, duket sikur pret ditë të arta për ekonominë.

Kjo, kur harton strategjinë për biznesin, se kur harton rishikimin e buxhetit, parashikon rënie të ekonomisë. Dhe në këtë paradoks, kur biznesit i kërkohet të paguajë edhe interesa për kredinë e pagave të punonjësve, qeveria ka vendosur një paragraf që mund ta kthejë në “biznesmenin” më të madh të vendit.

Në rregulloren për të marrë kredinë, sipërmarrësi duhet të nënshkruajë edhe një marrëveshje. Pika e fundit e kësaj marrëveshjeje parashikon që: Nëse në fund të periudhës së huas, sipas marrëveshjes së garancisë, huamarrësi nuk kthen detyrimin ndaj huadhënësit, ai humbet të drejtën e aksioneve, të cilat do të shiten nga struktura përkatëse sipas legjislacionit në fuqi”.

Kjo pikë mund ta kthejë qeverinë, në një afat të mesëm, në sipërmarrësin më të madh të aksioneve në vend. Dhe më pas të vendosë me procedurat e veta të shitjes, se cili do të blejë aksionet. Kuptohet që ky nen është një mbrojtje që qeveria bën për garancinë e saj, por sikur të mendohej pak më gjatë, sikur të konsultohej me shoqatat e biznesit, do të kishte gjetur një zgjidhje më të mirë, që mbronte edhe punonjësit, edhe ata që me aktivitetin e tyre sigurojnë pagat e punonjësve dhe jo vetëm veten për pak kohë./ Panorama.al

marreveshja mes bankave dhe bizneset per pagen e luftes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura