“Doja të hidhesha nga makina dhe të më shtypnin”- Bebe Rexha flet hapur për çrregullimin bipolar: Ishte e tmerrshme, do më ‘burgoste’ nëse …

| 14:15
SHPËRNDAJE

Bebe Rexha ka folur hapur për herë të parë rreth përvojës së saj me çrregullimin bipolar që kur bëri publike diagnozën e saj në prillin të vitit të kaluar.

Në një intervistë për Self, këngëtarja me origjinë shqiptare tha se frika e saj më e madhe gjatë gjithës jetës së saj, ishte se mos çmendej.

Sidoqoftë, Bebe u shpreh se vendosi të fliste rreth bipolaritetit për të ndihmuar të tjerët që mund të jenë duke luftuar me të njëjtën gjendje të ngjashme të shëndetit mendor.

“Ndjeva se nëse do flisja me fansat e mi, kjo sëmundje nuk do më burgoste. Mbase do të bënte edhe dikë tjetër që të mos ndihej i burgosur. Kjo është arsyeja pse vendosa të flas hapur dhe të çlirohem nga kjo,”- tha ajo.

Megjithatë, këngëtarja pranoi se përballja me çrregullimin e bipolaritetit ishte e  vështirë.

Sipas saj, në momentet e luhatjes së humorit, pati mendime jo normale si dëshirën për tu hedhur nga makina dhe për tu shtypur në rrugë.

“Ishte e tmerrshme,”- tregoi Bebe.

Kjo e bëri Bebe Rexhën të kërkojë ndihmë profesionale, megjithëse në atë kohë nuk e dinte se për çfarë saktësisht po trajtohej me ilaçe.

“Ilaçet më ndihmuan të jem pak më e përqendruar në mënyrë që të mund të shkruaj për ndjenjat e mia. Por nuk e heq plotësisht ankthin apo trishtimin. Më ka ndihmuar të bëj një jetë më të ekuilibruar. Kur ilaçet filluan të jepnin efekte, nuk mund ta besoja sesi njerëzit mund të ndiheshin kaq mirë,”- u shpreh ajo.

         

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.