“Do të jenë banesa luksoze”/ Behgjet Pacolli për rindërtimin në Thumanë: Në një tragjedi ka edhe shpresë! Qytezë që shumë njerëz do të donin të jetonin

Jan 15, 2021 | 11:57
SHPËRNDAJE

Politikani dhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili ka vënë në dispozicion të rindërtimit 1 milion euro ishte sot në Thumanë, së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj.

Pacolli premtoi se punimet do të përfundojnë brenda afatit të caktuar, ndërsa tha se këto shtëpi nuk do të jenë banesa sociale, por banesa luksoze.

Kompleksi që do të ndërtohet nga Pacolli ka një hapësirë të bollshme dhe banesat do të jenë mesatarisht 100 metër katror.

 

“Është me rëndësi që përgatitja të jetë më e mirë. Unë e shoh që çdo është gati, fondamentet mund të fillojnë sot. Këtu janë të gjitha burimet energjetike. Sa i përket ndërtesave ne do të implementojmë projektin që ju keni përgatitur. Është fjala për një kompleks. Çdo ndërtesa ka 2700 metra katror, janë  diku rreth 18 apartamente me një hapësirë mesatare mbi 100 m2. Është fjala jo për banim social, por për banim luksoz dhe është parashikuar që të ketë edhe shërbime publike. Ndërtimi do të përfundojë në kohën e caktuar.

Në një tragjedi ka edhe pak shpresa. Këtu do të jetë një qendër shumë moderne. Do të jetë një qytezë shumë e bukur këtu në Shqipëri dhe popullata do të jetojë e lumtur. Do të jetë një qytezë që shumë njerëz do të donin të jetonin”, tha ndër të tjera Behgjet Pacolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura