Do të bëhen prindër për herë të parë, Gold AG: Fëmijën do ta rris siç thotë…

Sep 26, 2020 | 13:03
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, reperi Gold AG konfirmoi se ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Gold AG (1)

Së fundmi, gjatë një interviste, ai foli për atësinë.

Gold AG (4)

Së pari kam pasur të di a është fëmija shëndosh, kur e kam parë që është shëndosh kam pasur qejf ta di gjininë, por nuk kam pasur qejf të bëj diçka të madhe, të them ‘qëlloi kështu apo qëlloi ashtu’, por nuk desha ta bëj publike, kisha pasur qejf ta mbaj për vete, për arsye që çdokush që më do e di që gëzohet, por nuk gëzohet çdokush që më njeh”,- tha reperi për “Prive”.

Gold AG (3)

Ndërsa, duke qenë një besimtar i devotshëm i fesë Islame, Gold AG tha se ‘fëmijën do ta rris siç udhëzon feja’. Për më tepër, ai zbuloi se që i vogël shkonte shpesh në xhami, pasi kërkonte të gjente ndonjë gjurmë nga gjyshi i tij, të cilin ia vranë pikërisht në këtë vend të shenjtë.

Gold AG (5)

Reperi e kurorëzoi dashurinë e tij me vajzën nga Gjilani vetëm pak muaj më parë.

Gold AG (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura