Do prisni më njerëz nga Teherani? Rama kujton hebrenjtë: Gjatë Holokaustit u bëmë e vetmja shtëpi e tyre, nuk do ta ndryshojmë regjimin  

Jan 29, 2020 | 15:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg foli për pritjen e qindra njerëzve që kanë mbërritur në Shqipëri nga Teherani.

rama 12

I pyetur nëse do vazhdojë mbështetja dhe pritja e tyre, Rama tha se Shqipëria do vijojë të presë njerëz, ashtu siç bëri në periudhën e Holokaustit me hebrenjtë.

“Shqipëria ka ofruar që ti japë strehë shumë njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit.

Edhe gjatë kohës së Holokaustit, Shqipëria ishte e vetmja shtëpi e hebrenjve. E kemi bërë si një operacion humanitar dhe një deklaratë kundër regjimit dhe nuk do ta ndryshojmë regjimin tonë.

Ata dhe aktivitetet e tyre keqbërëse në Shqipëri kemi dëbuar ambasadoren e tyre të parë dhe se fundmi edhe njerëz të tjerë të përfshirë në aktivitete të tjera që janë jashtë aktivitetit të rregulluar të misioneve diplomatike.

Do vijojë të qëndrojmë fort. Nuk jemi të vetëm,. Jemi pjesë e një aleance të madhe dhe ky është një operacion që është zhvilluar krah vendeve anëtare të NATO-s”, tha Rama.

rama 2 rama 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura