“Do largohesha me qejf”- Kryeministri Rama: S’do të dilja më askund nëse…

Apr 3, 2020 | 22:53
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk do të shfaqej më nëse do të ishte kusht që të largohej koronavirusi.

rama

“Sikur të më thoshin sot, nuk do shfaqesh asgjëkundi sepse ky virus do të kishte ikur, do kisha ikur me kënaqësinë më të madhe që t’ua hiqja këtë makth njerëzve nga jeta e tyre dhe do ishin gjërat shumë më mirë dhe shumë më shpejt. Nuk them gjëra që nuk besoj”, theksoi ai në emsionin “Zonë e Lirë”.

I pyetur për masat kundër virusit potencialisht vdekjeprurës, kreu i qeverisë tha se asnjë vend në botë nuk një zgjidhje përfundimtare.

“Në këtë luftë, nuk e ka askush të vërtetën nga fillimi në fund. Për maskat, OBSH tha vetëm për ata që janë të infektuar dhe ata që kujdesen për të infektuarit. Pastaj e tha për të gjithë. Disa vende e kanë kaluar në 2008 keq fare dhe kanë nxjerrë mësime por as ata nuk kanë një përgjigje përfundimtare”, u shpreh ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura