Do kalonte nga Kakavija, policia zbulon detajin e dyshimtë në pasaportën e një gruaje

SHPËRNDAJE

kakavijeflusk

Policia e Kakavijës ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një grua, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasi R. L. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases B. V.

Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen B. V., për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU