“Do bëjmë një kompromis”/ Rama refuzon çmimin e dhënë nga Urdhri i Infermierit: Do të marr vetëm llambën derisa…

May 12, 2021 | 19:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama të mërkurën refuzoi të marrë çmimin e dhënë nga “Urdhri i Infermierit” me argumentin se nuk e meriton, pasi në ditën e infermierëve është i vetmi person që ikën me nderim.

sasda

Kryeministri theksoi se duke qenë se ju nuk doni ta lini presidenten në siklet, certifikaten ta mbajë dhe ai do ta marrë pasi rroga e infermierit të jetë rritur me 40 për qind.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Po unë sa fola mirë për gratë! Tani me lejen tuaj unë nuk do ta marr çmimin. E refuzoj ta marr sepse nuk më takon. Duke qenë se ju nuk doni ta lini në siklet Presidenten, certifikatën ta mbajë edhe unë do ta marrë pasi rroga të jetë rritur 40%. Të paktën të ketë një arsye se të vij unë këtu dhe çmimin ta marrë prapë unë, kjo do të na çojë në Portokalli.

Blerina Duka: Njerëzit që punojnë vlerësohen.

Edi Rama: E di xhan e di. Unë nuk e marr se nuk e meritoj. Nuk ka shans që të vij këtu sot për t’ju nderuar ju dhe i vetmi që marr nderim jam unë. Llambën do ta marr sepse do më kujtoj që të marr certifikatën kur të rris pagën me 40%.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura