“Djemtë nuk duan ta takojnë”/ Ish-bashkëshorti i Briteny Spears thyen heshtjen pas gati një dekade: Pozat e saj nudo…

Aug 8, 2022 | 12:47
SHPËRNDAJE

Britney Spears e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj në vështrimin e publikut, që kur u bë një yll popi në adoleshencë. Nga martesat, mëmësia, problemet e shëndetit mendor, divorci dhe mosmarrëveshjet ligjore me familjarët, pothuajse çdo gjë mbi jetën e saj është pasqyruar në media.

britney spears34

Pjesë e kësaj vëmendje ka qenë edhe ish-bashkëshorti i Britney, Kevin Federline, babai i dy fëmijëve të saj Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden, 15-vjeç.

Teksa jeta e ish-bashkëshortes së tij vazhdon të mbizotërojë titujt kryesorë mes padive familjare dhe deklaratave të ashpra në rrjetet sociale, ai ka punuar shumë për t’i mbajtur djemtë e tyre larg vëmendjes.

Ai ka thyer një heshtje gati një dekade në një intervistë televizive ku flet hapur për herë të parë për jetën si ish bashkëshorti i Spears dhe betejën e tij të vazhdueshme për të mbajtur kaosin që e rrethon ish-gruan e tij sa më larg djemve të tyre.

britney spears

Kevin zbuloi se Preston dhe Jayden nuk e kanë parë nënën e tyre prej shumë muaj, edhe pse këngëtarja, cila u martua me Sam Asghari në qershor, ka blerë një rezidencë 10 milionë paund jo shumë larg shtëpisë së familjes Federline në Los Anxhelos.

“Djemtë kanë vendosur se nuk do ta takojnë”, zbulon Kevin. “Ka disa muaj që e kanë parë. Ata morën vendimin që të mos shkonin në dasmën e saj.”

Ai gjithashtu beson se  babai i saj Jamie, i cili ishte kujdestar i këngëtares për 13 vite, e ‘shpëtoi’ atë.

Britney u lirua nga marrëveshja, nën të cilën kontrolloheshin shumë aspekte të jetës së saj financiare dhe personale, nëntorin e kaluar.

britney spears2

“E gjithë kjo gjë ka qenë e vështirë për t’u parë, më e vështirë për t’u jetuar, më e vështirë për të parë se si djemtë e mi e përjetojnë këtë”, thotë ai. “Ka qenë e vështirë. Është gjëja më sfiduese që më është dashur të bëj ndonjëherë në jetën time.”

Më pas këngëtarja vazhdoi të postojë foto nudo në Instagram dhe për këtë, Kevin thotë se ndihej i detyruar t’u kërkonte falje djemve për çdo gjë që përjetuan pas kësaj.

kevin britney spears

Ai këmbëngul që djemtë e duan nënën e tyre, teksa theksoi: “Unë përpiqem t’u shpjegoj atyre: ‘Shiko, ndoshta kjo është vetëm një mënyrë tjetër që ajo përpiqet të shprehet.’ Por kjo nuk e largon nga fakti se çfarë u bën atyre. Është e vështirë. Nuk mund ta imagjinoj se si ndihet një adoleshent që duhet të shkojë në shkollë të mesme.”

Tani Kevin jeton larg botës së medias me djemtë e tij dhe gruan prej 9 vitesh, Viktoria, një ish-volejbolliste e suksesshme.

Kevin dhe Victoria kanë dy vajza Jordan, 11 vjeç dhe Peyton, tetë, ndërsa ai ka edhe fë fëmijë më të mëdhenj Kori, 20 dhe Kaleb, 18, nga marrëdhënia e tij e mëparshme me aktoren Shar Jackson.

jaden kevin britney spears1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura