Djali iu vra në lokal/ Nëna e 19-vjeçarit Erjon Xhenje kërkon drejtësi: Familja të merret në mbrojtje! Fatkeqësia e tim biri ishte që …

Sep 22, 2022 | 23:15
SHPËRNDAJE

Nëna e Erjon Xhenjes, 19-vjeçarit që u vra në Shkodër ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për ngjarjen e rëndë që i mori jetën djalit të saj.

erjon xhenje shkoder

Elvira Xhenje teksa përshkruan dhimbjen për birin e saj, tregon ndër të tjera se “fatkeqësia e Erjonit ishte se kushërinjtë e tij janë me precedent penal”.

Ajo thekson më tej se ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marrë pa mëshirë jetën 19-vjeçarit. Nga shteti ajo kërkon drejtësi, ndërsa apelon që familja e saj të merret në mbrojtje nga autoritetet, pasi ndihet e kërcënuar.

“Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedente penale. Ky fakt i dha te drejtën dorës kriminale qe t’ia marre pa mëshire jetën djalit tim. Kërkoj nga shteti drejtësi per djalin tim. Kërkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur”, thuhet ne reagimin e nenës. 

REAGIMI I PLOTE

Jam Elvira Xhenje, nëna e te ndjerit Erjon Xhenje, të riut qe u vra ne Shkodër me dt 18,09,2022. Vrasja e djalit tone ka qene një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam pare ne sytë e gjithë prindërve qe ne sytë e mi kane pare veten e tyre, sesi një fëmije të pafajshëm i merret jeta me pa te drejtë. Dhimbjen  për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve qe e kuptojnë sesa e pasigurte dhe e pa vlere është jeta ne Shqipëri.

Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedente penale. Ky fakt i dha te drejtën dorës kriminale qe t’ia marre pa mëshire jetën djalit tim.

Ky fakt i dha te drejte portaleve qe ta godasin për here te dyte Erjonin duke cënuar dinjitetin e tij me informacione te pavërteta dhe duke trazuar shpirtrat e familjareve serish.

Erjon Xhenje ka qene student i degës fizioterapi. Ka qene nje i ri me angazhime ne jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është  edukuar me vlera dhe i ka manifestuar ne familje dhe ne  rrethin e tij te pastër shoqëror.

Kërkoj nga shteti drejtësi per djalin tim. Kërkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur.

Erjoni ka qene nje djalë besimtar. Jam e sigurte qe ai është lule ne xhenet. Allahu e paste ne mbrojtje pasi ne këtë jete ka padrejtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura