Djali i Stallones nuk vdiq nga droga por nga një atak kardiak

Aug 31, 2012 | 19:01
SHPËRNDAJE

Djali i aktorit të famshëm, Silvester Stallone, Sage ka vdekur nga shkaqe natyrore, si pasojë e një ataku kardiak.

36- vjeçari, djali i aktorit nga martesa e parë me Sasha Czack u gjet i vdekur në banesën e tij në Hollywood më 13 korrik të këtij viti.

Pavarësisht se fillimisht u tha se shkak për vdekjen ishte bërë përdorimi në doza të tepërta i drogës, sipas hetuesve, pas autopsisë nuk është gjetur asnjë shenjë e tillë.

Zyrtarë në Shtetet e Bashkuara thanë se Sage ndërroi jetë për shkak të bllokimit të arterieve të gjakut.

Megjithatë, një burim i ka thënë sajtit “TMZ” se një problem i tillë koronar është i pazakontë për moshën e Sage.

Autopsia fillestare mbi trupin e pajetë të Sage Stallone është provuar si jo bindëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura