Sulmi në Mynih/ Autori, i dhunuar që fëmijë, libri që iu gjet mbi komodinë

Jul 23, 2016 | 12:41
SHPËRNDAJE

Teksa është deklaruar zyrtarisht se autori i sulmit në Mynih nuk ka lidhje me ISIS, hetuesit kanë zbuluar detaje të dhimshme nga e shkuara e tij. Mediat kanë publikuar edhe foton e parë të autorit.

Autori i sulmit ne Mynih
Autori i sulmit ne Mynih

“Bëhet fjalë për një atentator të formuar vetë, që vuante nga kriza depresive, i shtruar në vitin 2012 pasi kishte pësuar akte dhunë. I ishte nënshtruar terapisë psikiatrike, kuruar për depression”- ka shpjeguar prokurori Monaco Thomas Steinkraus-Koch.

Emri i tij nuk rezulton të jetë I panjohur për policinë. Ai ishte viktimë e dhunës në 2010, kur ishte rrahur nga 3 djem. Në 2012 ishte viktimë e një vjedhjeje.

Në komodinë iu gjet një libër “Pse studentët vrasin”. Burime nga Dpa raportojnë se vrasësi kishte probleme shkollën, pasi të premten nuk kishte arritur të kalonte një një provim final.

Sipas të njëjtit burim vrasësi kalonte orë të gjata në kompjuter, adhuronte lojërat me të shtëna e vrasje, madje kishte shprehur edhe admirim për autorin e masakrës në Ëinnenden, në 2009, kur një student vrau në shkollë 15 nxënës.

Identifikohet autori 

Identifkohet autori i sulmit të Mynih, që pasi la 8 viktima vra edhe vetem pak kimoletër larg vendit të ngjarjes.

Nje prej agresoreve
Nje prej agresoreve

Daily Mail raprton se ai quhet Ali Sonboly, 18-vjeçar, që kishte dy vjet që jetonte në Mynih.

Shenjestra e tij duket se ishin fëmijët e pafajshëm, pasi gjatë bisedës së zbardhur me një burrë që e shante nga ballkoni, ai u ankua se ai kishte qenë i keqtrajtuar.

Babai i tij punon si taksist dhe është duke u hetuar nga policia. Po hetohet se ai i ka joshur viktimat përmes një postimi për ushqim falas ne McDonald.

Një faqe rreme Facebook thuhet se u tha të rinjve të mblidheshin per te ngrene falas. Rreth orës 5:50 të pasdites, ai u pa në tualet duke mbushur një pistoletë dhe pastaj nisi të shtënat.

Presidenti i Policisë së Mynihut,,  Hubertus Andrae, i pyetur nëse “Loja” e Facebook kishte lidhje me sulmin,  u përgjigj se kjo ishte “një pjesë e hetimit gjithëpërfshirës që po kryhet”.

Dyshimet më të mëdha janë se ai ka vepruar si hakmarrje ndaj talljeve dhe bullizmit, kjo bazuar në regjistrimet në video ku ai thotë se e kanë tallur për shumë vite.

Ngjarja ndodhi një javë pasi një tjetër adoleshent, afgan, i frymëzuar nga ISIS, sulmoi me sëpatë pasagjerët në një tren të Bavarisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura