Djali 9 vjeçar papritur u bë i përgjumur, mjekët zbulojnë diçka shqetësuese në trurin e tij

Aug 4, 2020 | 23:25
SHPËRNDAJE

Mjekët nga Jerusalemi u tronditën kur zbuluan shkakun e përgjumjes së papritur te një djali 9 vjeçar, i cili u soll në spital nga prindërit e shqetësuar. Prindërit mbërritën në Qendrën Mjekësore Hadassah me djalin nga Palestina sepse 9-vjeçari ishte shumë i përgjumur.

1-34-780x439

Mjekët e ekzaminuan menjëherë dhe gjetën një plagë të vogël dhe gjak në kokën e tij. Më pas i bënë një ekzaminim me grafi, pas së cilës zbuluan se djali kishte një plumb në kokë. Plumbi kaloi nëpër kafkë dhe ndaloi në trurin e djalit.

Neurokirurgu Gay Elor i cili hoqi plumbin nga koka e djalit thotë se prindërit nuk e dinin që djali i tyre ishte goditur.

Nëna tha se po luante me miqtë e tij dhe se diçka ndodhi, që ndoshta diçka i ra atij. Historia nuk është plotësisht e qartë. Ai kishte një plagë të vogël në kokë – tha mjeku, siç raportohet nga Times of Israel.

Dyshohet se djali u godit gjatë festimit të Kurban Bajramit.

|Nëse plumbi kishte shkuar në drejtimin tjetër, mund të kishte shkaktuar dëme shumë më të mëdha dhe dëme të konsiderueshme neurologjike” – tha mjeku dhe shtoi se djali po shërohej dhe po fliste normalisht me familjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura