Ditëlindja e Ismail Kadaresë, ministrja Spiropali bën urimin e veçante: Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse

Jan 28, 2021 | 11:51
SHPËRNDAJE

Spiropali KAdareMinistrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë një urim të veçante për ditëlindjen e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Në 85-vjetorin e lindjes së tij, ministrja Spiropalin thekson se veprat e Kadaresë kanë përmasa mahnitëse.

“Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse; disa kontinente në hapësirë, disa shekuj në kohë.

Tjetërsimi i qënies njerëzore nën diktaturë përmes një prej personazheve më të skalitur të Letërsisë botërore, Ebu Qerimit.

Hamleti i bjeshkëve tona, Gjorgu, më i thellë dhe më dramatik se Hamleti i Pallateve.

Saga frymëndalëse e një breznie gjirokastrite.

Janë vetëm tre nga Yjet në Konstelacionin e pafund të kryeveprave kombëtare dhe botërore të gjeniut tonë.

Prometeut që me zjarrin dhe dritën që solli në kohën më të errët nuk e la mendjen e shqiptarëve të mpihet dhe shpresën për liri t’u fiket; Maratonomakut që solli lajmin se s’ka vështirësi që s’përballohet dhe zinxhirë që s’këputen, se e drejta dhe e vërteta gjithmonë vonojnë por gjithmonë vijnë; i uroj Ditëlindjen”, thekson ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura