Ditëlindja & 10-vjetori i karrierës, stilisti Armend Ramadani gala me shumë të ftuar VIP

Sep 30, 2012 | 13:01
SHPËRNDAJE

Një mbrëmje për të mos u harruar asnjëherë ka qenë festa e ditëlindjës së 30-të që ka festuar stilisti dhe make up artisti shqiptar nga Maqedonia, Armend Ramadani, i cili njëherazi ka festuar edhe 10-vjetorin e karrierës së tij. Shumë të ftuar nga skena shqiptare dhe ajo maqedonase, njerëz të biznesit, politikanë, këngëtarë e personazhe të njohur kishin ardhur për të nderuar punën dhe për t’i uruar ditëlindjen. Nga Tirana, Prishtina e diaspora, ishin aty motrat Stefa (Rovena & Elisa) të cilat njihen si mikesha të tij, tekstshkruesi Avni Qahili, Migena Gorenca (Kryeredaktore në RTVM programi në gjuhën shqipe), këngëtarët Shpat Kasapi, Bertan Asllani, Tamara Todevska, Adelina Tahiri, Elena Petreska, Mentor Haziri, Sanja Lefkova, modelja Buqe Çitaku, e cila kishte udhëtuar nga Zvicra për festën, moderatori Labinot Gashi, Saim Gjinolli (grimer i Genta Ismajlit), fotografi Veton Osmani, banorët e BB5 Meti Alshiqi dhe Arbër Zeka, deputetja Ermira Mehmeti me bashkëshortin Shenoll Devaja (zv. Ambasador i Maqedonisë në Tiranë), Artan Grubi (Shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së), stilistë, grimerë dhe shumë personazhe të tjerë të njohur ishin mbledhur në Shkup tek lokali ”Zona” për të festuar së bashku ditëlindjen e Armendit. Ishte shumë interesante se mbrëmja më shumë ngjante sikur të ishte ndonjë festival apo ndarje çmimesh, ndërsa si më speciale ishte edhe prania e modeles së ”Victoria Secret”, Katarina Ivanovska, e cila kishte ardhur enkas për mikun e saj në Shkup. Në këtë 10-vjetor, stilisti Ramadani ka falënderuar të atin e tij të ndjerë, i cili e ka ndihmuar për të qenë në majën e karrierës. Armendi gjatë këtyre 10 viteve ka ndihmuar shumë personazhe të bëhen të famshëm…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura