Dita Botërore e Aids-it, zbulohet kodet e virusit të Aids

Dec 2, 2012 | 11:38
SHPËRNDAJE

Dje, në ditën botërore të aids, Mekanizmi i Kombeve të Bashkuara, UNAIDS, ka bërë të ditur se gjatë dy vjetëve të fundit është shënuar përparim i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e HIV/AIDS-it. Sipas tij, infeksionet e reja kanë rënë përgjysmë në 25 vende, ndërsa vdekjet që ka shkaktuar AIDS-i globalisht, janë zvogëluar për një të katërtën që nga viti 2005.
UNAIDS-i, megjithatë, thotë se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë rajonet e vetme ku prevalenca e HIV-it mbetet e lartë.
Ai vë në dukje se numri i njerëzve që jetojnë me HIV në këto rajone është trefishuar që nga viti 2000.
Të tjera burime prej Amerikës thonë se janë gjentur kodet e përgjithshme të strukturës së virusit HIV që shkakton AIDS te njerëzit, sipas një studimi të publikuar të enjten e shkuar.
“Ky zbulim, do të ndihmojë në zhvillimin e strategjive për të luftuar virusin e ri me medikamente anti-virale”- thanë studiuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura