Disa zona në Tiranë pa energji elektrike

Jan 20, 2021 | 20:41
SHPËRNDAJE

Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike. Kompania OSHE bën me dije se shkak është bërë një defekt në nënstacionin e Selitës.

Opoja-pa-rrym-pa-energji-elektrike-770x470-660x330-650x330

“Për shkak të një defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si “Komuna e Parisit”, zona e Kompleksit” Dinamo” dhe Gardës, rruga e “Kosovarëve”. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Deri ne eliminimin e avarise po veprohet për furnizimin e këtyre zonave përmes NST Qendër”- thuhet në njoftim.

Pas me shume se 40 minutash, OSHE tha se energjia elektrike eshte rikthyer tek abonentet.

“Pas konstatimit të defektit në një nga fiderat e NST Selitë, OSSH mori masa për furnizimin me energji të zonave të prekura nga defekti, përmes sistemit unazor. Aktulisht është rikthyer energjia tek të gjithë abonentët. Grupet e avarisë së OSSH Tiranë janë në terren e po punojnë për eliminimin e defektit me qëllim kthimin e gjendjes në normalitet në kohë sa më të shpejtë”- thuhet me tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura