Disa ditë pas anulimit qarkullon në rrjet kënga e Mozzik dhe Era Istrefit, por ka diçka që po “irriton” dëgjuesit

Aug 7, 2022 | 18:57
SHPËRNDAJE

Edhe pse njoftuan pak ditë më parë se bashkëpunimi i tyre është anuluar, në Internet po qarkullon me shpejtësi kënga e Mozzik dhe Era Istrefit.

Nuk dihet se si kjo këngë ka parë dritën e publikimit, por shumë fansa nuk janë të kënaqur nga teksti banal.

“Baby face ma qet kryt te gjoksi
A ka mbetur ndonjë vend pa e bërë
A ka mbetur ndonjë p*dh që nuk ta ha

Ca k*rin po kqyr jam ne club me të hey stupido.”-thuhet mes të tjerash në tekst.

Vetëm 6 ditë pasi njoftuan se kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim, Era Istrefi dhe Mozzik anuluan bashkëpunimin e tyre. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë reperi përmes një statusi në Instagram ku nuk ka dhënë asnjë arsye pse.

Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”- shkruante Mozzik, teksa nga Era nuk ka ende asnjë reagim.

Dy artistët njoftuan fansat se do sjellin një bashkëpunim duke publikuar një foto në rrjetet sociale. Ndonëse nuk zbuluan asnjë detaj tjetër lidhur me datën e publikimit apo emrin e këngës, ata pyetën fansat nëse janë gati të ngrenë volumin duke nënkuptuar se po sjellin një këngë. Dy artistët pozoinë të përqafuar me Erën që kishte veshur një crop-top me krahë të gjatë ngjyrë të kuqe dhe një palë xhinsa të shkurtëra. Mozzik nga ana tjetër shihet me një këmishë të bardhë dhe xhinsa me detaje qendisje ngyrë blu, të gjelbër dhe të kuqe.

Tashmë kjo foto është fshirë nga llogaritë e tyre në Instagram.

Kjo vjen pasi Mozzik prishi raportet me Noizyn dhe hoqi bashkëpunimin e tyre nga YouTube. Noizy  tha se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik. Ai po ashtu përjashtoi kategorikisht që Loredana të ishte shkak i kësaj apo tëishte e gjitha marketing. Për çfarë moskorrektësia bëhet fjalë? Këtë nuk e tha.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.” -tha Noizy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura