“Disa bosë të vjetër të botës së krimit po bien…”/ Gazetari Artan Hoxha: Pse grupet kriminale kthehen dhe ‘lajnë hesapet’ në Shqipëri

Jun 10, 2020 | 22:32
SHPËRNDAJE

Nisur nga situata e krimit pas pandemisë në vend, gazetari Artan Hoxha thotë se izolimi i diktuar nga epidemia i grupeve kriminale ka çuar në acarimin e tyre dhe në agravimin e vështirësive që ata kanë patur për shkak të mbylljes.

artan-hoxha-1

Sipas gazetarit Hoxha, grupet kriminale zgjedhin që të lajnë hesapet e tyre brenda territorit shqiptar sepse evitojnë problemet që mund të kenë në vendin ku është krijuar konflikti.

Në fakt nga statistikat e më shumë se dy dekadave të fundit, gjatë një periudhe kohore të një viti, Janë 2 muaj problematikë në vend. Në këto muaj shtohet më shumë vigjilenca e policisë dhe kontrollit të territorit.

Bëhet fjalë për muajin gusht dhe dhjetor, përkojnë festat, shtohet qarkullimi, rritet lëvizja brenda territorit, ku humbasin vigjilencën vet personat që merren me botën e nëndheshme të krimit, dhe ku kësaj periudhe këtë vit, i është shtuar edhe kjo periudha e pandemisë.

Pandemia bëri që të ngeleshin të bllokuar brenda territorit një pjesë shumë e madhe e këtyre personazheve. Duke lëvizur jashtë territorit ata rrinë larg njëri-tjetrit, sigurisht ndjekin aktivitetet e tyre por rrinë larg. 

Këta personazhe goditjet nuk i bëjnë jashtë territorit, sepse e dinë që të bësh një atentat në një vend tjetër, do të kesh llogari jo vetëm me shqiptarët, por edhe me territorin ku është kryer ngjarja.

Prandaj Shqipëria është kthyer gjithmonë në vendin ku zgjidhen konfliktet dhe problematikat që nisin jashtë territorit të Shqipërisë. Duke u bllokuar nga data 10 mars, kur nisi izolimi dhe deri në fund të majit këta personazhe kanë qenë brenda, sigurisht këto grupe kriminale e kanë mbajtur nën vëzhgim njëri-tjetrin dhe ka bërë që të agravohet situata dhe patjetër ky izolim dhe pandemia krijoi vonesa në pagesa në trafiqet e ndryshme që bënin këto grupe kriminale.

Është një biznes i paligjshëm ku dihet se sa është volumi dhe sa është paraja e paligjshme e cila injektohet në ekonomitë e vendeve të përfshira. Në këtë vend ka disa zona që siç i ndante komiteti i pandemisë, në zona të kuqe, dhe në zona të verdha apo të gjelbra, kështu janë edhe zonat e aktivitetit kriminal”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se tashmë po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe se vendi i tyre po zihet nga disa të rinj.

Këmbaleci që mban snajperin është gjetur në derë dhe sediljet e pasme janë gjetur të shtrira. Polica ka hasur në problematika. Dyshimi i fortë vazhdon të jetë që atentati është një kooperim, pra kemi financim dhe organizim, nuk është vetëm një grup i vetëm. Ekzekutorët janë tjetër gjë dhe financuesit janë tjetër gjë. Nga 2016 deri sot ndaj Adjan Çapjas janë bërë tre atentate”, tha Hoxha.

Gjatë intervistës në studio Hoxha tha se ngjarjet e ndodhura janë vijimësi, të nisura më herët.

Po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe vendi i tyre po zihet nga disa të rinj. Fakti që nuk është mundur që këto grupe të asgjësohen do të thotë se ata kanë lidhje shumë të forta”, u shpreh Hoxha.

Sakaq Hoxha shtoi se ky nivel i grupeve të kriminalizuara vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri pasi janë më të sigurt se jashtë vendit.

“Për sa kohë që ata vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri e ndjejnë veten më të sigurt se jashtë. Kam nxjerrë eskortë në mes të qytetit të Elbasanit, nuk i ndalon askush.

Kam vënë re një tendencë, pasi shqiptarët vërtet kanë pasur sukses në trafik, por nuk janë një kartel. Nuk kemi një mafie të mirëfilltë. Logjika e krimit është me kosto sa më ulët për të pasur një marzh fitimi”,  tha Hoxha. /AbcNews/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura