Diplomohet gruaja e deputetit kaubojs, ai e puth në ballë

Dec 29, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ajo është bashkëshortja e deputetit Eduard Ndocajt, nënë e 3 fëmijëve dhe biznesmene, por tashmë ka arritur që të përfundojë edhe arsimin e lartë për Ekonomi. Valentina Ndocaj ka postuar me mjaft krenari në profilin e saj personal në Facebook një diplomë, që e ka marrë pas studimeve në një universitet privat në Tiranë.

valentina

Një arritje, për të cilën bashkëshorti e ka puthur edhe në ballë. Siç duket, ka qenë ky angazhim i Valentinës që e ka detyruar kaubojsin që të bëjë herë pas here edhe punë shtëpie. I ftuar në emisionin “Top Show” për të diskutuar se kush dominon në çift, deputeti tregoi se nuk komandon ai në shtëpi, por gruaja.

Madje, ai pranoi se ka larë enët në kuzhinë apo ka bërë edhe punë të tjera ndihmëse në familje, sa herë ka qenë nevoja, ose ia ka kërkuar bashkëshortja. Po cila është femra që “ia mbledh” kaubojsit? Ajo quhet Valentina dhe lidhja e tyre duket e fortë, si në familje, ashtu edhe në biznesin e ndërtimeve që kanë në Itali dhe që e kanë ngritur së bashku.

valentina ndocaj

Eduarti ka vënë kurorë 16 vite më parë në fshatin Manati të Lezhës me Valentinën, por para 6 vitesh u martua sërish… me të njëjtën grua. Ndryshe nga dasma e fshatit e dikurshme, dasma e dytë ka qenë luksoze dhe Eduarti është treguar një kavalier i vërtetë, duke e trajtuar Valentinën si mbretëreshë, së bashku me tre fëmijët e tyre: Ilenia, Eda dhe Kevin.

valentina 1

Pavarësisht fuqisë si biznesmenë, ata e mbajnë veten për tepër të brishtë dhe romantikë, sa i përket marrëdhënies në çift. Postojnë shumë fotografi së bashku, teksa shëtisin dorë për dore të përqafuar, duke thurur kurora me lule, duke bërë zemra etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura