‘Dilni para kamerave me Bashës se ju gjen punë Rama’, ironia e deputetes së PD

Mar 12, 2018 | 13:20
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-se, Albana Vokshi ka ironizuar me kryeministrin Rama dhe ‘taktiken’ qe ai po perdor sipas saj per propaganden me punesimin e personave qe i ka nxjerre nga skema e ndihmes ekonomike, duke i lene ne meshire te fatit.

Albana Vokshi 3 tetor

Postimi i Albana Vokshit 

Më në fund, ka një mundësi punësimi për shqiptarët e papunë: të dalin para kamerave me Lulzim Bashën dhe të nesërmen Edi Rama ju gjen punë, me qëllim që të bëjë propagandë.

Është kulmi i cinizmit të një kryeminstri që edhe pasi e ka lënë Shqipërinë të mjeruar ekonomikisht, nuk mendon për investime, por vetëm e vetëm për të mashtruar e gënjyer me propagandën e tij arrogante.

Pas kësaj propagande janë milionat që Rama ju jep klientëve të tij të koncesioneve të shëndetësisë, incineratorëve dhe rrugëve të cilët i paguan pa puanur, ndërkohë që shqiptarët duan të punojnë për të mbajtur frymën gjallë dhe nuk gjejnë dot punë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura