“Dikush ka provuar të rrëmbeje djalin e ta marrë me vete”- Publikohen bisedat për operacionin e shpëtimit të Alvinit nga Siria

Nov 7, 2019 | 22:18
SHPËRNDAJE

Janë transmetuar dy materiale audio që tregojnë se si është kryer operacioni për lirimin e 11-vjeçari Alvin Berisha.

Materialet audio u transmetuan në emisionin “Opinion” këtë të enjte, ndërsa u siguruan nga një personi i përfshirë në operacionin për shpëtimin e të miturit shqiptar Alvin Berisha nga kampi i Al-Holit në Siri.

Ky person, sikurse u shpreh drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, raportonte edhe tek Presidenti Ilir Meta për operacionin e shpëtimit.

 

alvin-berisha-free-1

Materiali i parë audio: Si je? Dikush ka marrë…Jo, jo, jo një delegat apo zyrtar Dikush ka provuar të rrëmbeje djalin e ta marrë me vete, nuk dihet ku dhe kur? Të paktën mua nuk më tha njeri. Një femër erdhi të bëjë një reportazh. Thotë që erdhi për hesap të babait. Dhe dikush e mori fëmijën dhe unë nuk di gjë. Vetëm kaq di. Ne jemi grupi italian, erdhëm të pyesim sepse dëgjuam që ai është kthyer në shtëpi. Por ne nuk e dimë nëse ka shkuar në shtëpi apo është marrë peng.

Materiali i dytë audio: Fëmija erdhi tani në Damask. Tani më moti Zoti…fëmija është në Damask tani. Nesër në mëngjes do të nisemi nga aeroporti i Bejrutit për në Romë. Nesër, nesër. Është ok ? Ishalla nesër pasdite do të jemi në Romë nga Bejruti. Tani Zoti… më telefoni. Faleminderit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura