Dikur miq, reperi i njohur flet për raportin me Noizy-n: Kam investuar mbi 100 mijë euro për këngët e tij, sot mund të isha bërë ‘boss’

Oct 21, 2022 | 23:25
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur GBMC ka folur mbrëmjen e sotme për raportin me Noizyn të nisur si një miqësi shumë vite më parë ndërkohë që sot kanë përfunduar në gjykatë.

-800-0-62d0560d0b4d1

Ai shprehet se është penduar që ka investuar para për hitet e Noizyt duke iu referuar këtu këngëve të njohura ‘Jena mbretër’, ‘Malet e Dibrës’ etj, të cilat janë prodhuar në studion e tij ‘Zig Zag Records’.

GMBC u shpreh në emisionin ‘Glamour Zone’ se ka investuar mbi 100 mijë euro për reperin në vitet 2009-2010 duke theksuar se është penduar për këtë fakt

“Kam investuar mbi 100 mije euro dhe në atë kohë ishin shumë. Atëherë mund të kisha hapur nje gropë pallati. Mund të isha bërë bos me pallatet e mia”, ka deklaruar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura