Dialogu/ Sot takimi Thaçi dhe Vuçiç, flet Mogherini: Ja çfarë pres

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takohen sot në Bruksel, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

thaci vucic

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh ndërmjetësuese e dialogut, tha se pret nga dy liderët që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Marrëveshja është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.

Në një takim në Alpbah të Austrisë në muajin gusht, Thaçi dhe Vuçiq kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.