Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Një marrëveshje përfundimtare detyruese, normalizon plotësisht marrëdhëniet

May 18, 2021 | 9:22
SHPËRNDAJE

meta per dialogun

Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe “një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme”, që sipas kreut të shtetit normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, nga Sllovenia, ku ndodhet në Takimin e 10 të Udhëheqësve të Procesit Brdo-Brijuni, Presidenti Meta thotë se Shqipëria gjithashtu do të kontribuojë “në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane”.

Duke u ndalur në çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, kreu i shtetit shqiptar thotë se ky proces duhet të vijojë “pa vonesa të mëtejshme”, dhe e quan “një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura