Portieri i Spanjës dhe Mançester Junajtid David De Gea ka dhuruar personalisht 300 mijë euro donacione për shërbimin mjekësor të Madridit për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Këtë donacion De Gea e kishte bërë në mënyrë anonime, por kryebashkiakja e Madridit Izabel Diaz Ajozo zbuloi se 29-vjeçari ka kontribuar për ndihmën e shërbimt mjekësor të kryeqytetit spanjoll për të ndihmuar të gjithë personat e infektuar me koronavirus.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al