Dhunuan dhe hodhën në rezervuar të riun/ Identifikohen autorët e dyshuar të krimit. 25-vjeçari u gjet me duar të lidhura. Ja pistat e hetimit

Jun 14, 2021 | 10:35
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, i cili u gjet i mbytur në një rezervuar në Korçë. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët, të cilët dyshohet se kanë kryer vrasjen. 

Panorama.al mëson se  autor i dyshuar është Lulëzim Spahija dhe një 26 vjeçar me iniciale K.B . Të dy nga Lushnja, dhe që tashmë janë shpallur në kërkim

Po sipas burimeve thuhet se Xhaferraj ka qenë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë.  Ndërsa kur është nxjerrë nga rezervuari, ai është gjetur me duart e lidhura.

Pista kryesore e hetimit është ajo për prishje pazaresh.

DYSHIMET PER VRASJE

Viktima, Fridman Xhaferraj, ishte akuzuar për djegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare në Lushnjë. Pas arrestimit, ai u lirua nga qelitë e paraburgimit dhe më 21 maj të këtij viti u vendos në arrest shtëpie. Por, ndërsa ngjarja në pamje të parë u duk si aksidentale apo u dyshua edhe për një vetëvrasje të mundshme, këqyrja e kufomës ngriti të tjera dyshime.

Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës kanë bërë që grupi hetimor të dyshojë se kjo mund të jetë një vrasje dhe se trupi i të riut para se të hidhej ne rezervuarin e Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër. Burime brenda grupit hetimor thanë se përveçse një person me precedentë penal, viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe njihej si një tip problematik.

Mbetet mister fakti se ai u arratis nga banesa dhe u largua në një distancë kaq të largët. Burimet për “Panorama” bëjnë me dije se në Lushnje nuk ka pasur një denoncim për zhdukje nga ana e familjarëve. Pas veprimeve të para në vendin e ngjarjes trupi i të riut u dërgua në morg ku pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Do të jetë mjekët që do të përcaktojnë nëse vdekja e 25-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij apo si pasojë e mbytjes. Për t’i dhënë fund ngjarjes enigmatike, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura