Dhunoi gruan dhe e kërcënoi me thikë/ Arrestohet në flagrancë 58-vjeçari, çfarë thotë policia

Nov 21, 2020 | 11:34
SHPËRNDAJE

Një tjetër person është vënë sot në pranga për ushtrim dhune dhe kërcënim brenda familjes. I arrestuari është një 58-vjeçar me inicialet P.Z. nga Vlora, që ka kërcënuar me thikë dhe ka dhunuar vazhdimisht bashkëshorten.

vlor

Njoftimi i Policisë

Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes vihet në pranga 58-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 58 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 20.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura