Dhuna në derbi, shoqërohet drejtori teknik i Tiranës, Muka dhe 9 tifozë

May 4, 2016 | 22:13
SHPËRNDAJE

Dhuna që ka pasuar derbin mes Tiranës dhe Partizanit ka sjellë edhe shoqërimin e 10 personave.

Sipas burimeve, është shoqëruar Dejvi Muka, ish-mesfushori i Tiranës që aktualisht mban postin e drejtorit teknik të klubit.

Dejvi Muka
Dejvi Muka, drejtor teknik i Tiranes

Gjithashtu, bashkë me të janë shoqëruar edhe 9 tifozë. Pas përfundimit të ndeshjes ka patur përplasje në fushë mes lojtarëve dhe stafeve teknike.

Klubi i Partizanit pretendon se disa përfaqësues të tij janë goditur nga drejtori teknik Dejvi Muka dhe disa tifozë të tjerë.

Ndeshja përfundoi në barazim 2-2, por edhe një herë tjetër janë parë skena të shëmtuara në stadium.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura