“Dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”- Ambasada e Italisë reagon pas protestës para Bashkisë së Tiranës

Apr 19, 2024 | 15:46
SHPËRNDAJE

Ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga opozita paraditen e sotme (19 prill) para Bashkisë së Tiranës.

WhatsApp Image 2024-04-19 at 13.08.30

Ambasada ka dënuar aktet e dhunës, duke u shprehur se e drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna është e pajustifikueshme.

Reagimi:

Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë. E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura