Dhuna mbi studentët grevistë, Basha: Rama ka vulosur fatin e tij më keq se të Ramiz Alisë. Reagon MAS

Mar 1, 2015 | 13:09
SHPËRNDAJE

Lulzim Basha deklarate per mediat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje publike për mediat ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për dhunën që është ushtruar në orët e para të mëngjesit mbi studentët grevistë të Infermierisë, në komisariat e polici sipas Bashës.

“Partia Demokratike, fajëson e bën direkt përgjegjës Edi Ramën për konliktin civil që e ka nisur prej ditës së parë si kryeministër, e që mbrëmë shënoi një kulm tjetër”,- u shpreh Basha teksa paralajmëroi se me aktin e djeshëm, ku policia e shtetit dhunoi studentët, Rama “me aktin e djeshëm, ai jo vetëm që ka minuar themelet e bashkëjetesës demokratike por vetë legjitimitetin e tij si kryeministër, me guximin për të bërë me studentët atë që nuk guxoi Ramiz Alia, ka vulosur fatin e tij më keq së të Ramiz Alisë”, ndërsa theksoi se largimi i qeverisë nga pushteti është zgjidhja e vetme për vendin.

“Për interesat e tij për pushtet, Edi Rama ka bërë grevën e urisë më të kontestuar në historinë e vendit, duke bllokuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e duke penguar integrimin europian të vendit dhe heqjen e vizave për shqiptarët. Sot, përsëri për interesat e tij, ndalon me dhunë, kamzhikë e kallashnikovë, një grevë të drejtë studentësh.

Mbrëmë ishte nata e thyerjes së xhamave në Tiranë. Skalionet e policisë të armatosur rëndë, që kanë harruar ligjin dhe udhëhiqen vetëm nga porositë politike, thyen dritaret e dyert e godinës, u futën me dhunë në atë ambjent ku studentët po mbanin gjallë të drejtën e fundit që u kishte mbetur, i morën zvarrë duke i lidhur duart me fasheta të mprehta plastike, i përplasën duke i kapur nga flokët, djem e vajza, I futën në makina private me targa falso, i goditën dhe në komisariat në qeli, i kërcënuan, i poshtëruan, e çuan deri në fund porosinë e kryeministrin për frikësimi dhe terrorizimin përsëgjalli. ”,- tha Basha.

MAS: Ata që i licencuan kundër ligjit, sot i qajnë hallin

Ministria e Arsimit reagon ndaj deklaratës së Bashës, duke theksuar se grupi i cili ishte futur ne greve eshte “grup i yshtur politikisht”

Sipas ministrise, “të njëjtët që i licencuan kundër ligjit, sot i qajnë hallin. Studentëve iu dha një shans i dytë për studimet. Kjo mundësi nuk mund të vinte me kosto ekstra për taksapaguesit. Studentët i kanë ditur kushtet me të cilat do transferoheshin. Procesi mësimor në Universitetin Publik s’mund të mbahet peng”,- thuhet ne deklaraten e MAS-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura