Dezertimi i komandove, ish-minsitri përplaset me Bazon: Keni nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve

Nov 22, 2017 | 21:53
SHPËRNDAJE

I ftuar në “Top Story” me Sokol Ballën në ‘Top Channel” ish ministri Demiraj është përplasur me ish shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jeronim Bazo për dezertimin e katër komandove në Angli.

demiraj

Demiraj  ka akuzuar ish-ministren Kodheli dhe Bazen se ata kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve duke hequr  nga puna njerëzit  me eksperiencë dhe të aftë.

“Në 27 vjet demokraci Forcat e Armatosura u lanë jashtë dore nga politika, por nga Mimi Kodheli dhe Jeronim Baze janë bërë disa akte të papranueshme. Kodheli dhe Baze kanë nëpërkëmbur dinjitetin e ushtarakëve, kanë hequr njerëzit më të aftë dhe me më shumë dinjitet dhe me më shumë eksperiencë nga puna”, tha Demiraj.

Po ashtu Demiraj e ka quajtur dezertimin e katër komandove si një akt të rëndë turpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura