Detajistët e internetit akuzojnë Elhaida Danin se ka kopjuar Elvana Gjatën në albumin e ri! Rrëfimi i këngëtares: E vërteta ime, pse jam vajzë me …

Sep 26, 2021 | 10:09
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, së fundmi ka publikuar albumin e saj më të ri, “ZanIN”, duke tërhequr vëmendjen në vetëm pak orë. 

elvana gjata elhaida dani

Albumi, që është i përbërë nga 5 këngë, nuk u prit mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Të shumtë ishin ata që e komplimentuan për këtë arritje dhe që e përgëzuan Elhaidën.

elhaida dani (9)

Megjithatë, ndjekësit në rrjete sociale kanë vënë re një ngjashmëri të madhe në një nga videoklipet e saj të albumit të ri, “Hajmali” me atë të Elvana Gjata-s, “Mos u ngut”.

elhaida dani, elvana gjata (4)

Dhe vërtet, në fakt kështu duken. Në pjesën e fillimit, në të dyja videoklipet, shfaqen këngëtaret teksa po ndihmohen nga ekipi i tyre për t’u bërë gati. Detajistët e internetit nuk mund ta kalonin pa e vënë re këtë detaj, ku shumë prej tyre madje kanë komentuar se Elhaida mund ta ketë kopjuar idenë nga videoklipi i Elvanës.

elvana gjata (1)

Por këtë detaj disa e justifikojnë me faktin se janë të dyja të talentuara dhe mbase mendojnë njësoj, ose për shkak të së njëjtës shenjë horoskopi, ujori bëjnë të njëjtat zgjedhje.

elhaida dani (1)

Kujtojmë se komentet për albumin e ri të Elhaidës ishin të shumta nga kolegët, ku nuk munguan urimet, por njëkohësisht edhe vërejtjet.

elhaida dani (7)

Këngëtari i njohur Elton Deda, mendoi se këngët ishin shumë njësoj me njëra-tjetrën. Megjithatë, menjëherë pas këtij komenti, artistë të tjerë, duke përfshirë edhe Aurela Gaçen (e cila më parë postoi dhe pjesë nga albumi në llogarinë e saj në “Instagram” për të mbështetur Elhaidën), nxituan për ta kundërshtuar.

elhaida dani (8)

Ndërkohë, Elhaida Dani ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur më shumë mbi albumin e saj “ZanIN” dhe ka ndarë detaje nga prapaskenat e këngëve, por jo vetëm.

elhaida dani (4)

Ajo ka diskutuar gjatë mbi detajet e albumit si dhe prapaskenat e secilit prej videoklipeve. E pyetur më specifikisht për secilën prej këngëve të saj, Elhaida nuk ka ngurruar që të ndajë me publikun çdo përjetim të sajin gjatë xhirimit të tyre.

elhaida dani (2)

E pyetur për këngën “Amore” se cili ia ka rrëmbyer zemrën Elhaidës, ajo ka refezuar të përgjigjet dhe ka dëshiruar që të kalonte në pyetjen tjetër.

elhaida dani (3)

Por me këmbënguljen e prezantuesit, duket sikur ajo më në fund është dorëzuar: “Ma ka marrë zemrën dhe shpirtin ky projekt, për të cilin jam sot këtu, asgjë tjetër. Sa herë më bëhet kjo pyetje më duket sikur do të jap ato përgjigjet që i di gjithë bota dhe do më qeshin, ama nuk do ndaloj ndonjëherë të flas për jetën time private. Dhe kjo është ajo gjëja që e kam mbajtur që në fillim dhe dua të vazhdoj ta mbaj”. 

elhaida dani (6)

ELHAIDA DANI, PËR JETËN PRIVATE: PSE JAM NJË VAJZË ME FAT 

Në vazhdim të rrëfimit për jetën private, Elhaida Dani shprehet: “Jam e lumtur, jam shumë e lumtur. Dhe jam një vajzë me fat. Dhe nuk e kam fjalën për projektin”, tha ajo duke lënë të nënkuptohej se dashurinë e ka gjetur.

elhaida dani (5)

Kur erdhi radha e “Kënga jonë”, Elhaida u shpreh se kjo është kënga e saj e preferuar e gjithë këtij projekti. Ajo u shpreh lidhur me të: “Është një këngë që e këndon dhe nuk trishtohesh. E dëgjon dhe nuk trishtohesh, edhe pse tregon fundin e një historie dhe flet për një vajzë që akoma ka ndjesitë, akoma pret ndoshta dhe akoma ka frikë se nëse e takon në rrugë personin që dashuron do ta lëndojë, do t’i rikujtohet gjithçka. Po flasim për këtë vajzën e klipit, që nuk e njoh, është shumë simpatike. Ky është edhe klipi im i preferuar. Në dy refrenet e fundit që janë kënduar, ata që më njohin, edhe mami im, e dëgjojnë që është zëri im kur qan. U futa dhe e përjetova aq shumë sa për ta transmetuar duhet të isha 100% unë. E ndjej akoma edhe sot sa herë e dëgjoj”. 

rovena stefa elhaida dani (1)

Duket se Elhaida është shumë romantike dhe pa dyshim që ka dhënë shumë nga vetja në çdo detaj të gjithë këtij projekti të suksesshëm. Gjithashtu, rikujtojmë se një rol kryesor në albumin “ZanIN” ka luajtur edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, e cila ka qenë edhe personi kyç që është kujdesur për gjithçka duke filluar nga detaji më i vogël në lidhje me videot dhe me kurimin e imazhit të saj në finalizimin e albumit.

elhaida2

Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, e takoi këngëtaren Elhaida Dani, së bashku me ikonën e muzikës italiane, Riccardo Cocciante, ish-mentori i saj në “The Voice of Italy”.

rovena stefa elhaida dani (5)

Veliaj uroi artisten për albumin më të ri në treg “ZanIN”, të cilin këngëtarja Dani sapo e lançoi së bashku me artistin e madh Cocciante.

ELHAIDA DANI

Këngëtarja që njihet si fituese e “The Voice of Italy” në vitin 2013 dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision” në vitin 2015, ka publikuar albumin e saj më të ri muzikor ”ZanIN”, që përfshin pesë këngë: “Jam Betu”, “Amore”, “Kënga Jonë”, “Hajmali” dhe kënga me të njëjtin titull si albumi, “ZanIN”.

elhaida

Secila këngë është publikuar edhe me videoklip, të cilat bien në sy për finesën dhe filozofinë e realizimit.

/Panoramaplus.al

Elhaida3 elhaida d elhaida elhaida3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura